Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës

11 qershor 2020 | 15:21

Këngëtarit Sabri Fejzullahu të enjten i është ndarë “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës. Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë se kjo mirënjohje po i ndahet për kontributin e dhënë për karrierën e gjatë të këngëtarit të njohur. “Kemi vendosur që ‘Çelësin’ t’ua japim juve, për kontributin e dhënë për Prishtinën. Po them për Prishtinën për shkak se edhe atë ditë kur e mbajtëm koncertin, njerëzit të identifikojnë si prishtinas. Unë të kam quajtur zemra e Prishtinës, dhe faleminderit për 55 vjet karrierë. Edhe gjatë kësaj karriere këngët më të njohura i ki për Prishtinën. Edhe atë ditë besoj na ke kënaq edhe me koncert”, ka thënë ai.

Kujtimi më i mirë i periudhës së pandemisë, Ahmeti ka thënë se do të mbetet koncerti i Sabri Fejzullahut, i mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E Sabri Fejzullahu ka thënë se është ndjehet i nderuar që i është ndarë “Çelësi i Qytetit”. “Shpend, më ke nderuar shumë, si kryetar dhe gjithë asambleja juaj që punon edhe që ka punuar më së miri që katër muajt e fundit. Unë si qytetar, si çdo njeri i përcjell punët e kryetarëve të komunave. Jam në kontakt me njerëz, edhe me pastrues, edhe me bujq, edhe me fëmijë. Flitet që në Ballkan, po e them me gjithë zemër, jeni njeriu dhe komuna më e suksesshme”, ka theksuar Fejzullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovës u kanë bërë…