Sabri Novosella e vlerëson lart punëtorin e tij, Ahmet Morinën
25 maj 2018
| 10:42
Pronari i “Dardania Company” Sabri Maxhuni-Novosella, në shenjë falënderimi për kontabilistin e bizneseve të tij, Ahmet Morina, pas pensionimit të tij, ia ka dhuruar një banesë dhe atë pikërisht në Qerret të Shqipërisë në bregdetin shqiptar.
Ja postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Ahmet Morina, që nga çlirimi i Kosovës, ka qenë shefi i kontabilitetit të firmave të mia DARDANIA COMPANY, BANJAT NËNA NAILE, FERMA BUJQËSORE BLEKTORALE DRILONI, shkon në pension.
Për kontributin e dhënë, të pakursyeshëm në sukseset e firmave të mia, ia dhuroj një banesë në Fshatin Turistik Qerret të Shaipërisë, në lagjen KOSOVA.