Sabri Salaj zgjedhet nënkryetar i komunës së Ulqinit
27 qershor 2022
| 14:07
Nënkryetari i Forcës së Re Demokratike, Sabri Salaj, është emëruar nënkryetar i Komunës së Ulqinit.
Për këtë pozitë, ai ka marrë mbështetjen e Kuvendit Komunal.
“Sot më 27.06.2022 në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Ulqinit me 20 vota pro, nënkryetari i Forcës së Re Demokratike Sabri Salaj është emëruar nënkryetar i Komunës së Ulqinit. Nënkryetarit të sapozgjedhur Sabri Salaj i urojmë suksese dhe punë të mbarë në shërbim të qytetit të Ulqinit!”, ka njoftuar Forca e Re Demokratike.