Sacchi: Finalja mund të jetë e mërzitshme
16 dhjetor 2022
| 16:39
Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës më datë 18 dhjetor, është kryeqendra e diskutimeve në mjedisin sportiv botëror. Do të jetë një përballje mes dy yjeve të futbollit Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Ish-trajneri i njohur, Arrigo Sacchi i druhet faktit se finalja mund të kthehet në lojë “shahu” dhe të bëhet shumë taktike.
“Argjentina dhe Franca janë dy skuadra shumë të ngjashme, ato kanë të njëjtën forcë dhe të njëjtat dobësi. Bëhet fjalë për dy skuadra që janë shumë taktike në fushë dhe frika ime më e madhe është se finalja do të kthehet në një betejë taktike. Kjo do ta bënte ndeshjen të mërzitshme dhe nëse futbolli humbet spektaklin dhe bukurinë, atëherë përfundon keq”, ka deklaruar Sacchi.