![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/E3FE3A70-24CB-414E-A102-B8F7A53D036E.jpeg)
“Sadak”, qeni hero nga Kosova që ka shpëtuar shumë jetë në Thumanë dhe Durrës
27 nëntor 2019
| 18:27
Ai quhet Sadak dhe është një hero! Qeni që shihni në foto është një nga heronjtë që kanë shpëtuar jetët e njerëzve nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.
Qeni është pjesë e Njësisë Speciale të Kosovës, që sinjalizoi për shumë persona të ndodhur nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.
I quajtur Sadak, qeni hero bëri të mundur shpëtimin e një personi dje në Thumanë, po ashtu gjeti dhe persona të pajetë nën rrënoja para policëve e zjarrëfikësve.