Sadik Zeqiri, i mbijetuari i luftës që edhe pas 25-vjetësh e mban plumbin në trup (Video)
Sadik Zeqiri, ka qenë pjesëtar i UÇK dhe është arrestur në gusht 1998.
Në mars 1999 erdhi e dërguan në Dubravë. Ai e ka ende në bark plumbin që mori gjatë kësaj masakre.
“Unë jam fut ka rreshti 4 sa kam hyrë në rresht kam parë njerëzit duke u rrëzu, ata kishin qenë duke vrarë, aty i kam pas të veshur 3-4 bluza dhe një xhaketë dhe ka fillu me më shku një lang nëpër bark, po mujsha me e prek dhe jam fsheh pas një objekti dhe filloi të më binte si të fikët. Nuk e kam deklaruar se kishte frike se mos e çonin në spital”, u shpreh Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.
Asokohe sapo ishte diplomuar për drejtësi.
Sadiku thotë se pavarësisht akuzave të rënda që kishin për terrorizëm, burgjet mbrohen nga konventat ndërkomëbtare.
“Edhe pse ishim në burg, ne ishim në dorë të drejtësisë së Serbisë. A kishin të drejtë ata që na kishin arrestu, ne kemi qenë duke kaluar në procedurat gjyqsore, kështu që për ne ka qenë e befasishme pasi ne mendonim që në burg ishim të sigurtë pasi ishim në dorë të minsitrisë së drejtësisë dhe asaj të punëve të brendshme”, u shpreh Sadik Zeqiri, për tch.