Sadiku e Bajoku më të mirët e boksit për vitin 2023 (VIDEO)

10 janar 2024 | 15:56

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku janë shpallur boksierët më të mirë nga Federata e Boksit të Kosovës për vitin 2023.

Viti i kaluar u cilësua si shumë i suksesshëm për boksin e Kosovës. Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi theksoi se gjatë viti 2023 janë organizuar dhe zhvilluar 42 turne ndërkombëtar.

Gjyqtari më i mirë u shpall Latif Demolli, kurse punëtori më i mirë sportiv u shpall Sylejamn Voca. Çmimin klubi më i mirë e mori  KB “Gollaku”, ndërsa me mirënjohje për kontribut në zhvillimin e boksit u nderua Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, është tallur me…