Sadiku: Ëndërroj të thyej rekordin e Bogdanit
Armando Sadiku po kalonte një formë shumë të mirë me Malagan në Spanjë, pas vështirësive që kaloi nga dëmtimi. Kampionati u pezullua, në një moment të mirë që po kalonte lojtari.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi u shpreh se i mungon shumë Kombëtarja, duke thënë se ëndrra e tij është të thyejë rekordin e golave të Bogdanit me Kombëtaren.
“Kam bërë stërvitje në shtëpi, Kam një tarracë te shtëpia, bëj stërvitjen që na ka dhënë ekipi, por bëj edhe vetë. Ulja e vlerës së Malagas? Klubi ka pasur shumë probleme. Në fillim të kampionatit nuk mundi të federojë 4 lojtarë. Normale që edhe vlera e klubit do bjeri. Këto nuk më interesojnë mua, dua vetëm të jap më të mirën në fushën e lojës. Mungesa e Kombëtares? U bë një periudhë e gjatë që nuk vij në Kombëtare. Kam pasur shumë probleme dhe e kam pasur të pamundur. Isha në listë për në mars, por ndeshja nuk u luajt. Më mungon shumë Kombëtarja dhe emocionet me fanellën kuqezi. Rekordi i golave të Bogdanit te Shqipëria? Është një nga ëndrrat e mia të thyej rekordin e Bogdanit. Unë jetoj për golin dhe do të ishte një ëndërr që ta thyeja atë rekord.
Videoja me Baren? Po bënim një kuic, unë duhet të thoja se çfarë do bënte Keidi po të mos bëhej futbollist dhe shënova në letër se do bëhej këngëtar dhe më pas nisi të këndojë himnin”, u shpreh Sadiku për “Supersport”.