Sadiku fiton titullin e kampionit në Indi
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku e ka festuar titullin kampion për herë të dytë në karrierën e tij.
Futbollisti nga Elbasani është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.
Mohun Bagan, me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në sfidën e fundit, për t’i “rrëmbyer” titullin kampion në sezonin e rregullt.
Sadiku titullin e kishte fituar më herë në kampionatin polak të futbollit, Ekstraklasa, me skuadrën e Legia Warzaw, në sezonin 2017-2018 e trofe të tjerë ka siguruar 2 herë Kupën e Zvicrës, 1 herë Kupën e Polonisë dhe 1 herë Kupën e Lihtenshtejnit.