Sadiku humb ndeshjen e nëntorit me Shqipërinë
31 tetor 2019
| 21:39
Armando Sadiku, pasi me Malagën rigjeti formën ideale, duke u bërë një nga protagonistët që udhëheqin skuadrën në Ligën e Dytë, ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së majtë.
Së fundmi Sadiku ka dalë nga fusha e lojës dhe me gjasë ka humbur tri takime në Spanjë dhe dy me Kombëtaren e Shqipërisë. Te skuadra e Malagës deri më tani nuk ka një përgjigje precize për ditët se sa do të mungojë, por referuar shqetësimit muskulor, mund të kërkojë edhe disa javë pushim.
Lajm i cili krijon alarm dhe pikëpyetje edhe në Kombëtare, pasi sulmuesi mund ta humbë edhe grumbullimin e radhës në muajin nëntor.