Sadiku humbet për shkak të lëndimit
22 janar 2020
| 15:42
Boksierja Donjeta Sadiku ka pësuar humbje nga italiania Mesiano Alessia. Kjo humbje ka ardhur si pasojë e lëndimit që ka Sadiku, e cila edhe përkundër kërkesës së trajnerit Besim Brahimi vendosi të hyjë në ring.
“Donjeta e humbi ketë duel, pasi nuk mundi të jap as 50 përqindëshin nga vetja. Selektori Besim Brahimi nuk deshi që ajo të futet në ring, por Donjeta këmbënguli dhe u paraqit, por që nuk ishte në gjendje të tregoj atë shpirtin luftarak të saj”, ka thënë sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.
/Epoka e re/