Sadiku mbyll aventurën tek Bolivari, kërkon me ngulm skuadra spanjolle
Armando Sadiku nuk është më lojtar i skuadrës së Bolivarit dhe tashmë mbetet një lojtar i lirë. Ka zgjatur shumë pak aventura e tij me skuadrën e njohur nga Bolivia, rreth 6 muaj pas transferimit nga Erzurumspori.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi i Bolivarit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter” ku njoftojnë se kanë arritur akordin e prishjes së kontratës me sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Sipas asaj që raporton iberikja “El Desmarque”, 30-vjeçari elbasanas mund të vazhdojë karrierën e tij në Spanjë më konkretisht tek skuadra e Las Palmas, e cila militon në kategorinë e dytë spanjolle. Sadiku në 15 ndeshje me Bolivarin, mundi të tundte rrjetën vetëm 2 herë.
Anunciamos que hoy se ha llegado a un acuerdo para la rescisión del contrato con Armando Sadiku, quién ha demostrado su profesionalidad plena en este proceso de salida, resignando montos pactados originalmente en el contrato para facilitar la misma. pic.twitter.com/5AcvvJoZR1
— Club Bolívar (@Bolivar_Oficial) July 27, 2021