Sadiku: Medalja olimpike është synim i madh, por unë dua ta bëj realitet
Boksierja Donjeta Sadiku do ta përfaqësojë Kosovën në sportin e boksit në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris të Francës Atje ajo thotë se udhëton me një qëllim të vetëm, që të fitojë medalje olimpike dhe kështu ta realizojë ëndrrën e madhe të karrierës së saj.
“Kam punuar shumë për ta arritur normën olimpike. Unë prej fillimit, prej ciklit olimpik kur kam filluar stërvitjet kam thënë që në këtë cikël olimpik synimi im nuk është vetëm kualifikimi kështu që po shpresoj që të më prijë fati dhe të më realizohet ëndrra ime që e kam pasur gjatë gjithë karrierës sime. Normalisht që është medalja olimpike, medalja olimpike është fjalë e madhe mirëpo po shpresoj shumë që të kem fat dhe të arrij ta bëjë ëndrrën time realitet”, ka thënë Sadiku. Përveç boksit, Kosova në këtë olimpiadë garon edhe në sportin e xhudos të notit dhe atë të atletikës.