Sadiku mund të luajë vetëm për Shqipërinë

13 shtator 2018 | 14:06

Mbrojtësi Loret Sadiku nuk mund të luajë për ndonjë kombëtare tjetër përveç Shqipërisë.

Sadiku ishte bashkuar për herë të parë në fillet e Gianni De Biasit, por që nuk arriti të luante për Shqipërinë. Pastaj ai fitoi të drejtën të luajë për kombëtaren kuqezi, duke kaluar nga Suedia ku kishte luajtur më parë. Por Sadiku nuk e luajti asnjë ndeshje me Shqipëri, duke vendosur të kthehet në Kosovë, ku luajti katër ndeshje, por që pas pranimit në FIFA, atij nuk iu lejua. FFK-ja u mundua që ta ftojë, por nuk ka arritur, sikurse që nuk ka arritur as Suedia, që ka marrë përgjigje negative nga FIFA.

“Ai nuk mund të luajë për Suedinë, pasi ka ndryshuar një herë përfaqësuese dhe nuk mund të ndryshojë sërish. Ky është mesazhi që kemi marrë nga FIFA”, ka thënë menaxheri i kombëtares suedeze, Stefan Peterson për “footballskanalen.se”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Hahn, ka…