Sadiku përgatitet në Sofje për Olimpiadën e Parisit
29 janar 2024
| 14:52
Bokserja Donjeta Sadiku është duke u përgatitur në kampin ndërkombëtar në Sofje të Bullgarisë, para turneut ndërkombëtar “Stradnja”, që mbahet prej 4 – 12 shkurt në kryeqytetin bullgar.
Shpenzimet e Sadikut po i mbulon Komuniteti Olimpik i Kosovës. Përgatitjet dhe pjesëmarrja në turne i duhen para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Paris 2024” që mbahen prej 4 – 11 mars 2024 në Busto Arsizio të Italisë.