Sadiku synon Olimpiadën e Parisit, por pa mbështetjen e merituar të shtetit

10 janar 2024 | 13:40

Për boksieren kosovare, Donjeta Sadiku, 2023-ta, ishte vit mjaftë i suksesshëm duke u shpallur kështu kampione e Ballkanit në konkurrencën e saj, e po ashtu u rendit edhe si e pesta në Lojërat Evropiane.

Ajo thekson se përtej këtyre sukseseve, kishte pritje më të mëdha nga vetja e saj.

Ajo pranon se kishte synuar që kualifikimin për në Lojërat Olimpike Parisi 2024, ta siguronte gjatë vitit 2023, por kjo nuk ndodhi.

Sadiku shprehet e habitur se si edhe pas këtyre sukseseve nuk ka marr mbështetjen e duhur nga ana e shtetit. Vitin 2024, kampionia ballkanike e sheh si vit të realizimit të ëndrrës së saj të madhe, që të ngris flamurin e Kosovës në Paris duke fituar medalje atje.

Për t’i realizuar objektivat e saj, Donjeta po stërvitet fuqishëm, por për fat të keq në kushte tejet të vështira dhe për këtë situatë ajo shprehet krejtësisht e zhgënjyer. Besim të madh tek puna e Sadikut ka edhe vet trajnerja e saj, Marjola Sallauka. Ajo shprehet e bindur se me punën që po bëhet, do të arrihet edhe norma për kualifikim në Lojërat Olimpike

Garat për ta fituar normën që siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpikë Parisi 2024, Donjeta Sadiku do t’i nis në muajin shkurt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka rënë në një greminë. Ngjarja ka ndodhur…