Sadiku transferohet në Turqi

08 shtator 2020 | 18:58

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka vendosur të zgjedhë Turqinë si destinacionin e radhës për të vazhduar karrierën e tij. Bomberi kuqezi kaloi një sezon shumë të mirë si i huazuar te Malaga, nga ekipi i Levante.

Dëshira e Sadikut, por dhe e Malaga, ishte të vazhdonin bashkëpunimin, por klubi i Levantes vendosi ta mbajë, për ta lënë të lirë më pas, pa kontratë. Ekipi që ka siguruar firmën e Sadikut, ka qenë klubi turk Erzurumspor.

Tashmë, sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin turk të futbollit dhe ka nisur menjëherë përgatitjet e para me klubin e ri, vetëm 24 orë pasi luajti titullar me Shqipërinë në humbjen 0-1 ndaj Lituanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot…