Sadiku transferohet te Levante
31 janar 2018
| 11:00
Skuadra e Levantes ka njoftuar se e ka transferuar sulmuesin shqiptar, Armando Sadiku, i cili së fundmi ishte pjesë e Legia Varshavës.
Sadiku me skuadrën spanjolle ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020. Në faqen e internetit të Levantes jepet edhe një përshkrim i shkurtër i lojtarit dhe karrierës së tij sportive. Sadiku ka debutuar në vitin 2008 me Turbinën e Cërrikut, ndërsa një sezon më pas kaloi te Gramozi i Ersekës.
Më pas, në sezonin 2010-2011 e bleu Elbasani, për të mbyllur pikërisht në këtë klub aventurën shqiptare e për të bërë kapërcimin e madh drejt futbollit europian.