
Sadiku zhvillon sot luftën e tretë drejt normës olimpike
07 mars 2024
| 08:45
Pasi fitoi dy garat e para, Donjeta Sadiku do të zhvillojë sot sfidën e saj të tretë në turneun kualifikues botëror që po zhvillohet në Arsizio të Italisë.
Boksierja kosovare po lufton për ta fituar normën olimpikë që siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Parisi 2024 dhe sot do të ballafaqohet me boksieren gjermane Gjermania GanglBauer Felicitas Naria.
Përveç Sadikut, në ring do ngjitet edhe boksier Shpëtim Bajoku i cili në kategorinë deri në 62 kilogramë do të ballafaqohet me boksierin nga Kirgistani Imamnazariv Mirzokhid.