Sadri Hoxha ri-zgjedhet kryetar i veteranëve të Gjakovës

04 nëntor 2024 | 12:14

Ditën e shtunë në qytetin e Gjakovës është mbajtur kuvendi zgjedhor o OVL-UÇK-së dega në Gjakovë. Në këtë kuvend të pranishëm ishim 138 delegatë. Për zgjedhjen e kryetarit të degës së OVL-së në Gjakovë, kishin konkurruar dy kandidatë Esat Lata dhe kryetari aktual Sadri Hoxha. Më 79 vota është rizgjedhur Sadri Hoxha kryetar me mandat prej 4 vjetësh.
Njoftimi i plotë i OVL të UÇK-së dega në Gjakovë:
Kuvendi zgjedhor i OVL të UÇK-së dega në Gjakovë përfundoi punimet me sukses.
Në këtë kuvend, vëzhgues të punimeve nga selia qendrore ishin Faton Klinaku, Çelë Gashi, Emin Lati, Hajdin Balaj, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj.
Kuvendi zgjedhor kishte 138 delegatë.
Kandidatë për kryetar ishin dy:
1. Esat Lata
2. Sadri Hoxha
Me shumicë të votave (79), zgjidhet kryetar i degës në Gjakovë, Sadri Hoxha.
Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin drejtues të degës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nedim Bajrami u shndërrua në protagonist me Rangers teksa goli…