Sadri Lata zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Gjermani
13 maj 2019
| 16:46
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në degën e kësaj partie në Gjermani.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se kryetar i degës së kësaj partie në Gjermani është zgjedhur, Sadri Lata.
“Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë pjesëmarrja në punimet e Kuvendit të Degës së PDK-së në Gjermani, kryetar i së cilës u zgjodh Sadri Lata. Strukturat qendrore të PDK-së në Prishtinë do të jenë çdo herë në mbështetje të mërgatës, roli i së cilës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës çmohet dhe vlerësohet shumë”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/