Sadri Shala për Patriot Krasniqin e PDK-së thotë se do të jetë deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës
05 tetor 2024
| 18:32
Sadri Shala një nga zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka postuar një fotografi me kryetarin e këtij subjekti në Itali, Patriot Krasniqi.
Shala për Krasniqin ka thënë se do të jetë deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
“Në rrugët e Italisë, drejt Milanos me deputetin e ardhshëm, Patriot Krasniqi”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Patriot Krasniqi është nominuar nga dega e PDK-së si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi në deklarimet e tij publike është shprehur se dega të cilën ai e udhëheq është unike dhe e mobilizuar për procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Sipas tij, dega e PDK-së në Itali do ta vulosë fitorën e PDK-së në krye me Bedri Hamzën kryeministër.