Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu
14 tetor 2024
| 11:53
Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.
Kërkesën e tij do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika.
Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me 3 vjet burgim, ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vjet burgim.
Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, shkruan “TopChannel”.