Safet Hoxha dhe Nexhmi Rexhepi zgjedhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
06 korrik 2018
| 14:36
Pas raundit të dytë të votimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Safet Hoxhën dhe Nexhmi Rexhepin, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Hoxha ka marrë 62 vota të deputetëve, ndërsa Rexhepi 66 vota.
Në raundin e parë të votimit, Remzije Istrefi-Peci është zgjedhur anëtarë e kësaj Gjykatës Kushtetuese me 83 vota për.
Mandati i tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është nëntëvjeçar.
/Epoka e re/