Safete Hadergjonaj flet pas intervistimit nga Gjykata Speciale
19 shtator 2019
| 13:26
Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj është deklaruar për medie pas intervistimit në Prishtinë nga Gjykata Speciale, i cili ka zgjatur katër orë.
Hadergjonaj ka bërë me dije se nga kjo gjykatë është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitares.
“Më kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës. Unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së. Ata e kanë marrë përgjigjen nga unë për pastërtinë e UÇK-së”, ka deklaruar Hadergjonaj.
Një ditë më parë nga kjo gjykatë janë intervistuar edhe Time Kadrijaj, Naim Maloku dhe Sokol Bashota.