Safete Hadergjonaj: PDK-ja i duhet Kosovës
Safete Hadergjonaj përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar përkrahja që në vazhdimësi ka marrë nga qytetarët e Kosovës ishte dhe do të jetë përgjegjësi për të, për të punuar edhe më me shumë përkushtim për një jetë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre që po rriten në Kosovën e lirë e të pavarur.
Ajo ka treguar se ka takuar anë e mbanë Kosovës shumë gra dhe vajza të cilat janë gatshme për të votuar për PDK-në dhe për Kadri Veselin për kryeministër.
“PDK-ja i duhet Kosovës sepse ka platformen për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik në #DekadeneRe”, ka shkruar Hadergjonaj e cila mban numrin 12 në listën e PDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës.
Shkrimi i plotë i saj:
Zyrtarisht filloj fushata zgjedhore. Përkrahja që në vazhdimësi kam marrë nga qytetarët e Kosovës ishte dhe do të jetë përgjegjësi për mua për të punuar edhe më me shumë përkushtim për një jetë më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre që po rriten në Kosovën e lirë e të pavarur.
Gjatë këtyre ditëve isha kordinatore per organizim e mobilizim të strukturës së gruas të PDK-së, sa shumë gra dhe vajza me vlera atdhetare e profesionale kam takuar anë e mbanë Kosovës të gatshme për të votuar për PDK dhe për kryeministrin z. Kadri Veseli.
Kam takuar miq e shokë që më dhanë kurajon për të kaluar sfiden e gjykatës speciale të Hages, që u krijua nga gënjeshtrat e shtetit serb. Sot e për gjithmonë do të jem në mbrojte të vlerave të UÇK, të luftës së pastër çlirimtare të djemëve dhe vajzave që dhanë jetën e tyre, humbën pjesët e trupit të tyre për të ardhem e ndritur të Kosovës tonë.
Sot e gjithmonë do të dëshmoj për gjenocidin që shteti i Sebisë e bëri mbi popullin shqiptar.
Ne sot krenar kërkojmë votën e qytetarit sepse bëmë punë për shtetformimin dhe shtetndertimin e Kosovës. PDK i duhet Kosovës sepse ka platformen për zhvillim ekonomik e integrim euroatlantik në #DekadeneRe.
Krenar kërkoj votën e qytetarëve, sepse kam bërë punë për vendin tim për shtetin tim.
Voto #PDK112
Voto #12 #SafeteHadergjonaj
#KadriVeseliKryeminister