Safete Hadërgjonaj për nënën Sabrije që iu vranë katër vëllezër e dy nipa në masakrën e Mejës: Thonë njeriu është më i fortë se guri
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, zyrtarja e lartë e PDK-së, Safete Hadërgjonaj përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka përshkruar nënën Sabrije Rexhaj nga Dobroshi i Gjakovës me rastin e vdekjes së saj. Hadërgjonaj ka thënën se nënë Sabrija ishte më e fortë se guri, sepse ka qëndruar stoike kur policia dhe ushtria serbe në prillin e kobshëm të vitit 1999, kanë vrarë e masakruar mbi 400 shqiptar të asaj ane e në mesin e tyre edhe katër vëllezër dhe dy nipa të saj si dhe shumë të afër tjerë.
“Ti nënë Sabrije Rexhaj ishe më e fortë se guri, qëndrove stoike kur polici dhe ushtri e Serbisë ti vranë e ti zhduken pa gjurmë 4 vëllezër e dy djem të vëllezërve në masakrën e Mejes, kur vranë e zhduken pa gjurmë dajën Iber dhe shumë familjar të tjerë”, ka shkruar ndër tjera ish deputetja Hadergjonaj.
Postimi i plotë i saj:
Ti nënë Sabrije Rexhaj ishe më e fortë se guri, qëndrove stoike kur polici dhe ushtri e Serbisë ti vranë e ti zhduken pa gjurmë 4 vëllezër e dy djem të vëllezërve në masakrën e Mejes, kur vranë e zhduken pa gjurmë dajen Iber dhe shumë familjar të tjerë.
Qëndrove dhe u dhe forcë fëmijëve jetim e nuseve që mbeten pa më të dashurit e tyre dhe me përgjegjësinë e madhe me i rritë dhe me i shkollua fëmijët tjerë.
Ti ike në përjetësi me peshën e rëndë që nuk u dënua asnjë kriminel i Serbisë që vranë, masakruan, djegën shkatërruan çdo gjë shqiptare.
E di që ike me shpirt të shkatërruar që nuk u zbardh kurrë fati i 377 të vrarëve e të zhdukurve pa gjurmë dhe drejtësia heshti, heshtje që vrau sërish shpirtin tënd dhe qindra të mbijetuarve.
Nëne Sabrije, ti po i bashkohesh vajzës së vetme Fatës që e rrëmbeu sëmundja aq të re, por shpirtin e kishe të qetë me Gëzimin, Idealin, Shemsijen dhe katër fëmijët e Fatës që po rriten aq të mirë e me shumë edukatë.
Prehu e qetë në përjetësi grua fisnike dhe me shumë vlera!
Do të mbetesh gjithmonë në mbamendjen tonë!
Dritë pastë shpirti yt!??