Safete Hadergjonaj: Vota e qytetarëve ka qenë dhe do të jetë përgjegjësi për mua

29 shtator 2019 | 10:17

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur dje tubim elektoral në Deçan, ku ka kërkuar mbështetjen e deçanasve dhe qytetarëve të komunave tjera për kandidaten për deputete, Safete Hadergjonaj.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, kandidatja për deputete Safete Hadergjonaj ka shkruar se kërkon mbështetjen e bashkëvendasëve për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Kontributi im për dhënien prioritet të projekteve, në infrastrukturën rrugore, në ndërtimin dhe meremetimin e shkollave, në ndërtimin e projekteve madhore për sportin, në infrastrukturen e ujitjes dhe në projektin madhor të ujësjellesit të 10 fshatrave është i njohur për qytetarët e Deçanit”, ka shkruar Hadergjonaj.

Postimi i plotë i saj:

Në tubimin me qytetarët e Deçanit ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeminister z. Kadri Veseli, me krenari kërkova mbështetjen e bashkëvendaseve te mi sepse kam bërë punë për një jetë me te mirë për ta, duke qenë deputete në mandatet e kaluara.

Kontributi im për dhënien prioritet të projekteve, në infrastrukturën rrugore, në ndërtimin dhe meremetimin e shkollave, në ndërtimin e projekteve madhore për sportin, në infrastrukturen e ujitjes dhe në projektin madhor të ujësjellesit të 10 fshatrave është i njohur për qytetarët e Deçanit.

Vlera më e madhe e punës time është se jam përpjek çdo herë me përkushtim e profesionalizëm si ekonomiste të kontribuoj për të mirën e vendit tim, për të mirën e Deçanit tim.

Asnjë herë nuk e kam pas metod të punës time arrogancën, fyerjet e denigrimet e pabaza, por kam pas forcën e argumentit dhe vlerën e punës time me profesionalizëm.

Vota e qytetarëve ka qenë dhe do të jetë përgjegjësi per mua!

Voto PDK 112

Voto Safete Hadergjonaj 12

Kadri Veseli Kryeminister 1

#NdërtojmëtëArdhmënpërTydheShtetin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër dhe lideri i PDK së, Kadri Veseli,…