Sagnol: Duam pikë ndaj Shqipërisë
Ndaj Gjeorgjisë mund të konsiderohet edhe një sfidë “jetë a vdekje”.
“Kuqezinjtë” tanë së bashku me teknikun Sylvinho janë në kërkim të pikëve në transfertën e Tbilisit përballë Gjeorgjisë, mirëpo duket se këta të fundit kanë mendje tjetër.
Një ditë para sfidës tekniku Willy Sagnol u shpreh se ndryshe nga humbja e fundit që Gjeorgjia pësoi ndaj Ukrainës, ndaj Shqipërisë duhet të bëjnë një nisje më të mirë të lojës, në mënyrë për të evituar një tjetër rezultat të keq.
“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Arsyeja pse nuk ftova Saba Lobjanidze, është vetëm fakti i fazës përgatitore të lodhshme, por gjithashtu se ai e ka të vështirë të përshtatet me sistemin tim të lojës.
Ne kishim disa probleme në krahun tonë të majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë. Unë besoj se kjo nuk është vetëm për fajin e Lochoshvili, ai u përfshi mirë në sulme. Kiteishvili është i gatshëm për të luajtur ndaj Shqipërisë”, ka thënë Sagnol.
“Kë do të aktivizoj në vend të Kochorashvili dhe si do të ndryshojë taktika? E kam marrë vendimin por do ta shihni nesër. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat.
Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në ‘Euro 2024’. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, u shpreh tekniku francez.