![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/Sagnol.jpg)
Sagnol: Grup i vështirë, do mësojmë nga Shqipëria dhe Çekia
09 shkurt 2024
| 15:14
Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit 2021. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, po bën një punë shumë të mirë.
Rreth shortit të Nations League, ku Gjeorgjia do të ketë përballë Shqipërinë, Ukrainën dhe Çekinë, Sagnol u shpreh:
“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë. Dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”, ka thënë trajneri i kombëtares gjeorgjiane.