Sagnoli vlerëson lartë Kosovën

05 tetor 2021 | 13:02

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje për kualifikueset e Botërorit. “Dardanët” ndeshjen e parë e zhvillojnë kundër Suedisë më datën 9 tetor në stadiumin “Friends Arena”, kurse ndeshjen e dytë ndaj Gjeorgjisë më 12 tetor si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol e ka cilësuar Kosovën si kundërshtarë të fortë që nuk duhet të nënvlerësohet.

“Duke e konsideruar komponimin e kosovarëve, ku lojtarët e tyre luajnë në Napoli, Lazio, Roma dhe skuadra të tjera të mëdha, ne ende nuk kemi lojtarë që luajnë në këto lloje të skuadrave. Ne punojmë shumë dhe shpresojmë që në të ardhmen lojtarët tonë të luajnë në klube dhe liga më të forta, ky është qëllimi jonë. Sidoqoftë, duhet shumë punë për ta arritur këtë gjë. Kur ne luajmë kundër një kombëtareje që lojtarët e saj luajnë në nivelet më të larta, nuk mund të themi që një ndeshje si kjo do të jetë e lehtë për ne, dhe ky është fakt”, ka thënë Sagnol.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet e mediave sociale “Facebook”, “WhatsApp” dhe “Instagram”  kanë rifilluar…