Saha: Mbappe do të dominojë në garën e ‘Topit të Artë’

20 gusht 2020 | 18:09

Louis Saha ka thënë se Kylian Mbappe e ka të garantuar fitimin e “Topit të Artë” pasi ai tashmë është ndër tre lojtarët më të mirë në botë përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

21-vjeçari ka shijuar një sezon tjetër spektakolar me 30 gola dhe 19 asistime në 36 paraqitje dhe ka qenë një figurë kryesore në sezonin e Paris Saint-Germain që ka arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Kylian Mbappe e ka të garantuar fitimin e ‘Topin e Artë’ dhe është vetëm çështje kohe derisa ai të jetë zyrtarisht lojtari më i mirë në botë. Ai sapo është rikthyer nga lëndimi dhe po shkatërron skuadrat në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve sipas dëshirës me cilësinë e garave dhe lëvizjen e tij. Për ta bërë këtë në moshën e tij, unë jam pa fjalë”, ka thënë Saha.

“Për mua, Mbappe tashmë është përfundimisht në tre lojtarët kryesorë në botë. Padyshim se ka një ndryshim të madh midis tij dhe Messit e Ronaldos, por kjo për shkak se ata e kanë bërë atë për 10 vjet. Kur Messi dhe Ronaldo t’i japin fund karrierës së tyre, Mbappe do të jetë pasardhësi i tyre që dominon në futboll”, ka deklaruar Saha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thiago Silva mund të rikthehet në Serinë A, por jo…