Sahatqija shërohet nga Covidi, falënderon stafin e QKUK-së
24 dhjetor 2020
| 11:41
Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqija, është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Sahatqija nëpërmjet “Twitter”-it, teksa ka falënderuar stafin e QKUK-së për përkujdesjen.
“Më në fund, rezultova negativ! Mirënjohës për të gjithë stafin mjekësor të Kosovës dhe gjithë botës që po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar të kapërcejnë këtë sfidë të paparë globale. Ata janë heronj të vërtetë!”, ka shkruar Sahatqija.