Sahiti: Eliminimi i Prishtinës, humbje për Kosovën

04 korrik 2019 | 12:54

Muharrem Sahiti për “Epokën e re” ka thënë se eliminimi i Prishtinës nga Liga e Evropës është humbje për futbollin e Kosovës.

FC Prishtina të martën pësoi humbje në ndeshjen kthyese të paraeliminatoreve në Ligën e Evropës nga Joseph’s (2-0) dhe në këtë mënyrë është eliminuar edhe nga Evropa. Trajneri i njohur në Kosovë, Muharrem Sahiti, që është edhe ndihmestrajner në Përfaqësuesen e Kosovës, ka thënë se eliminimi i kryeqytetasve është humbje jo vetëm për Prishtinën, por edhe për futbollin e Kosovës në përgjithësi.

Sahiti për “Epokën e re” e ka pranuar se ka pritur që skuadra më e madhe e Kosovës të kualifikohet më tutje në këtë garë. “Humbjen dhe eliminimin e Prishtinës i ka pritur shumë rënd pasi ka pritur se skuadra jonë do të kualifikohet tutje. Mund të them se kundërshtari nuk ishte klub amator, sepse e dëshmon fakti se e ka eliminuar Prishtinën. Kam qenë shumë i interesuar ta shikoj lojën, por e kisha të pamundur dhe dëshira ime ishte ta shoh punën e kartonëve. Eliminimi nuk është aspak i mirë jo vetëm për Prishtinën, por edhe për futbollin e Kosovës. Këtë eliminim duhet ta marrim si mësim se në këto nivele nuk ka lojë apo kundërshtar të lehtë. Duhet të jemi më të organizuar, sidomos klubet që shpallen kampionë dhe fitojnë kupën”, ka thënë Sahiti.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  Endrit Shala, është duke…