Sahiti: Fadil Vokrri ishte “Messi” i Kosovës

11 qershor 2018 | 22:11

Trajneri momental i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, i cili vdiq të shtunën pas një sulmi në zemër. 

Ai ka thënë se Vokrri ishte një lojtar i talentuar dhe se ai kishte aftësi të jashtëzakonshme në fushë.

“Ka pasur një fuqi të jashtëzakonshme. Ka qenë i lindur për të qenë futbollist, ka deklaruar Sahiti.

Lojën e Vokrrit ai e ka krahasuar me atë të argjentinasit të Barcelonës, Lionel Messi.

“Fadil Vokrri ka qenë Messi i Kosovës i ish-Jugosllavisë. Nëse i shohim veprimet që i ka bërë Vokrri dhe Messi është i njëjtë. Njerëzit e mëdhenj vërtetë shkojnë herët”, ka thënë Sahiti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti Eroll Salihu, tani sekretar i Federatës së Futbollit të…