Sahiti: Kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës
10 dhjetor 2019
| 14:55
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 12 janar e zhvillon miqësoren ndaj Kombëtares së Suedisë në Doha të Katarit.
Ndihmëstrajneri Muharrem Dahiti, ka thënë në konferencë për medie se ekziston mundësia që për këtë ndeshje të ketë lojtarë edhe nga Superliga e Kosovës në futboll.
“Fakti që nuk është datë e UEFA-s na e vështirëson grumbullimin e lojtarëve, por jemi duke biseduar me disa lojtarë që i kemi në shtetet skandinave dhe po llogarisim tek ata. Besoj se brenda pak ditëve do të dimë se cilët lojtarë nga Kombëtarja A do t’i kemi në dispozicion. Ne e kemi vëzhguar edhe Superligën e Kosovës dhe kemi thënë gjithmonë që Kombëtarja i ka dyert e hapura për të gjithë futbollistët”, ka thënë Sahiti.
/Epoka e re/