
Sahiti: Kur Ballkani e largoi Munishin mendova se do të vinte ndonjë trajner nga Bundesliga ose Premierliga
Largimi i trajnerit Ismet Munishi nga Ballkani i Suharekës kishte bërë bujë të madhe.
Shumë figura të njohura të futbollit kosovar dhe jo vetëm kishin reaguar në lidhje me këtë.
Ndihmëstrajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka thënë se pas largimit të Munishit nga stoli i “portokallezinjve” kishte menduar se klubi do ta sillte ndonjë trajner nga top-ligat evropiane.
Ai ka shtuar se ecuria e Ballkanit mund të reflektojë ndryshe pas ndryshimit të trajnerit.
“Ndryshimi i Ismet Munishit ka qenë i papritur. Kur u largua Ismeti, pa dashur ta nënçmoj Blendin, kam menduar se Ballkani do ta sjellë ndonjë trajner nga Bundesliga ose Premierliga. Mbetet të shihet se a do ta vazhdojë Blendi mënyrën e punës, lojës dhe objektivit. Te Ballkani mund të reflektojë ndryshimi i trajnerit dhe kjo mbetet të shihet në të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti në emisionin “2 me 1”. Ismet Munishi ishte trajneri më i suksesshëm në klubin suharekas.