Sahiti nuk e lë Vëllaznimin për Flamurtarin
28 dhjetor 2017
| 15:45
KF Flamurtari i ka bërë ofertë mesfushorit Samir Sahiti, por ky i fundit e ka refuzuar ofertën e skuadrës kuqezi nga kryeqyteti për faktin se dëshiron të mbetet pjesë e Vëllaznimit nga Gjakova.
“Po, është e vërtet që kam pasur një ofertë zyrtare nga Flamurtari, por nuk e kam pranuar, pasi jam mirë te Vëllaznimi dhe, nëse zyrtarët e klubit kryejnë obligimet financiare ndaj meje, unë do t’i qëndroj besnik ekipit gjakovar, mirëpo nuk i kam mbyllur bisedimet me përfaqësuesit e Flamurtarit”, ka thënë Sahiti për “Sport24”.