Sainz: Jeta është e çmendur, ky vit ka qenë plot surpriza deri më tani
Carlos Sainz fiton ditën e diel garën e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1, një triumf që erdhi dy javë pas operacionit të apandesitit. Jo vetëm kaq, por ky sukses është një hakmarrje për spanjollin, që para se të niste sezoni mësoi se nuk do të garojë me Ferrari vitin tjetër (do t’i lërë vendin Lewis Hamilton).
Në garën australiane, ai përfitoi edhe nga tërheqja e Max Verstappen, të cilin e parakaloi pas dy xhirosh. Duke kujtuar këtë sukses të para 48 orëve, spanjolli më i relaksuar thotë: “Nuk ishte e lehtë fizikisht, por ia dola me ritmin dhe gomat. Garë e vështirë, por jam shumë i lumtur dhe krenar që fitova përpara Leclerc”.
“Jeta është e çmendur. Kur mendoj gjithçka ndodhur në këto tri muaj më duket një çmenduri. Lajmet para sezonit, podium në Bahrein, operacioni dhe tani fitorja. Nuk e di se si mund të quhen gjithë këto situata”, ka deklaruar Sainz, që korri fitoren e tretë në karrierën e tij. “Që në xhiron e parë pata përshtypjen se mund ta parakaloja Max. Më pas ai humbi diçka dhe unë e kalova. Më pas pashë problemet e tij. Më vjen keq, pasi mendoj se do të kishim një betejë të bukur bashkë në pistë. Nga xhiroja e dytë e kuptova se mund të fitoja, por rreziqet janë gjithmonë afër në sportin tonë”, ka shtuar Sainz.