Sainz ‘tradhton’ Ferrarin, firmos me Sauberin

07 gusht 2023 | 14:07

Piloti Carlos Sainz mund të largohet nga Ferrari. Mediet raportojnë se piloti spanjoll ka nënshkruar një parakontratë me skuderinë Sauber, e cila mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij sportive.

Pasi do të regjistronte një lëvizje të bujshme në botën e Formula 1. Carlos Sainz është pjesë e skuderisë së Ferrarit, ndërkohë që kontrata me “kokëkuqen” është e vlefshme deri në vitin 2024.

Në 2026-n skuderia Sauber do të shndërrohet në Audi, gjë që i shton edhe më shumë mundësitë që të bashkohet me këtë skuderi. Drejtori i ekipit italian, Frederic Vasseur, e ka bërë të qartë se rinovimi i kontratave të pilotëve nuk është prioritet për momentin. E në të tilla kushte edhe spanjolli duket se ka gjetur destinacionin e ri.

“Duhet sa më shpejt të jem në dijeni të marrëveshjes. Do të jem më i qetë dhe më i përqendruar nëse do të jem plotësisht i bindur se me cilën skuadër do të garojë në vazhdim”, ka thënë Sainz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë reagime ka ngjallur hapja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit…