Sainzi thyen dominimin e Verstappenit dhe Red Bullit

17 shtator 2023 | 17:06

Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, fitoi garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay.

Një triumf i jashtëzakonshëm i “kokëkuqes”, që rikthehet te fitorja pas më shumë se një viti, duke korrur suksesin e parë sezonal dhe ndalur dominimin e Red Bull, që kishte fituar gjithnjë këtë vit. Sainz e nisi garën nga “pole position” dhe e ruajti atë vend deri në fund, pavarësisht sulmeve të rivalëve dhe strategjive të ndryshme të gomave që pilotët përdorën. Ky është suksesi i dytë i Sainz në karrierë. Në podium u ngjitën edhe Lando Norris me McLaren (i dyti) dhe Leëis Hamilton me Mercedes (i treti).

Një garë mjaft e bukur dhe spektakolare, ku të gjitha makinat ishin pranë njëra-tjetrës, ndërkohë që zhgënjeu Red Bull, shumë larg pritshmërisë dhe podiumit. Verstappen e mbylli garën në vendin e pestë, ndërsa Perez në të tetin, duke mos dueluar dot asnjëherë për fitoren. Fituesi mbeti i hapur deri në kthesën e fundit, pasi strategjithë e ndryshme të gomave bënë që pilotët të duelojnë fort për fitoren. Keqardhje për Russell, që synonte podiumin e fitoren, por u përplas pak kthesa nga finishi i garës.

Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc (Ferrari).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll…