Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës

25 tetor 2024 | 12:05

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi ka vazhduar me paraqijte të mirë me klubin e tij zviceran, Lugano. Ai ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Konferencës të enjten mbrëma. Lugano fitoi në udhëtim te Mlada Boloslav me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Më meritoni për këtë fitore të zviceranëve ishte portieri i Kosovës, Amir Saipi. Ai arriti t’i bëjë pesë pritje në këtë takim, ndërsa priti edhe një penallti në minutën e 81-të duke pamundësuar barazimin e rezultatit.

Pas kësaj paraqitje, Saipi u vlerësua me notë 8.7 dhe është pjesë e formacionit më të mirë të javës nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore. Më të vlerësuar se portieri i Dardanëve ishin vetëm sulmuesi i Celje, Armandas Kucys me notë 9.2 dhe lojtari i Shamrock Rovers, Graham Burke me notë 8.8.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë janë vendosur grafite fyese për Fadil Gecin, i…