![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/saka.jpg)
Saka mungon dy muaj
14 shkurt 2025
| 16:22
Nuk kanë fund problemet te skuadra e Arsenalit. Bukayo Saka ka mësuar një lajm të keq sa i përket datës së rikthimit pasi tani do ti duhet të bëjë durim edhe tetë javë të tjera.
Faza e rehabilitimit nuk ka ecur siç duhet për 23-vjeçarin, i cili u dëmtua më 21 dhjetor në ndeshjen mes Arsenalit dhe Crystal Palace.
Ky lajm vjen në momentin më kritik për Mikel Artetën, i cili këtë muaj ka mësuar se Gabriel Jesus dhe Kai Havertz nuk do të mund të mbrojnë më ngjyrat e Arsenalit në këtë sezon.