Sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit

18 prill 2021 | 11:42

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica e tyre qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë.

“Pa sakrificën dhe rënien dëshmorëve nuk do të ishte e mundshme liria e popullit tonë dhe as shtetësia dhe as pavarësia e vendit tonë. Kështu që, sa të ketë gjallë komb shqiptar ata do të nderohen dhe do të respektohen gjithmonë”.

“Mendoj se pjesë më e lavdishme e historisë sonë të re të Kosovës është lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, martirët dhe dëshmorët e rënë”, ka thënë Konjufca, gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidenten, Vjosa Osmani, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Dita e…