Sakrifica e Jasharajve të jetë mësim për shqiptarët

07 mars 2020 | 15:12

Në ditën e fundit të manifestimit të ditëve të “Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz.

Të dy krerët e shtetit kanë vendosur kurora lulësh në shtëpinë që është simbol i lirisë së vendit, por asnjëri nuk ka folur për gjendjen në të cilën janë lënë Kullat e Jasharajve.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se vendosën lule të freskëta në vendin ku ranë Adem e Hamëz Jashari.

“Sot në ditën e tretë të ‘Epopesë së UÇK-së’, u mirëpritëm nga baca Rifat dhe bashkë me bacën Rifat dhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani vendosëm lule të freskëta pikërisht aty ku janë vrarë te shtëpia Ademi e Hamza. Me këtë rast sot është edhe 7 marsi, është dita e mësuesit e ne të gjithë e d imë se baca Shaban ka qenë mësues, pra ka qenë edhe mësues popullor, edhe mësues i Prekazit edhe mësues i Ademit, Hamzës dhe i bacit Rifat. Prandaj, sot ne e kujtojmë në veçanti edhe atë në një ditë të veçantë si kjo”, tha Kurti, raporton KP.

Kreu i shtetit nuk ka dashur të flas nëse ka një platformë ose rezolutë për dialog me Serbinë që i ka kryer këto krime në Kosovë.

“Nuk po mendoj që është vendi dhe koha sot të flasim për atë”, tha shkurt ai.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ishin në familjen Jashari për të nderuar kujtimin e të gjithë të rënëve dhe kujtimin për komandantin legjendar Adem Jashari.

Osmani tha se kishin mundësinë të dëgjonin nga familja Jashari për peripecitë në të cilat ka kaluar kjo familje për dekada me radhë, por gjithmonë duke u dëshmuar si mbrojtës të çështjes kombëtare.
\
“Shpresoj që fryma e bashkëpunimit dhe e bashkimit të këtyre tri ditëve do të vazhdojë edhe pas 7 marsit, sepse është pikërisht sakrifica e kësaj familje që duhet të jetë si mësim për secilin shqiptar dhe secilin qytetar të Republikës sonë. Siç i patë fëmijët që ishin këtu me lule ishin këtu në nderim për secilën nga viktimat e atyre sulmeve, atyre masakrave dhe po ashtu prezenca e gjithë qytetarëve këtu sot dhe çdo ditë dëshmon për respektin e thellë që sot e ka secili qytetar i vendit tonë për sakrificën e familjes Jashari”, tha Osmani.

Kurti e Osmani janë pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifst Jashari, i cili i ka shoqëruar edhe gjatë homazheve tek kullat.

Sot përfundon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, ku në mbrëmje do të organizohet nata e zjarreve në Prekaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uryar…