‘Sakrifikimi’ i taksës për ruajtjen e raporteve me ShBA-në
Kosova ka marrë një paralajmërim mjaft serioz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për minimin e marrëdhënieve reciproke nëse Prishtina zyrtare nuk e suspendon taksën doganore për t’i dhënë mundësi dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje historike me Serbinë.
Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley qëndruan për dy ditë në Prishtinë, por u kthyen pa iu kumtuar vendimi i Qeverisë së Kosovës për suspendimin e taksës.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se zyrtarët e lartë amerikanë, gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi kanë përforcuar mesazhin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se “duhet shfrytëzohet ky moment unik për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet që e bëjnë të vështirë arritjen e marrëveshjes”.
Por, që marrëveshja të arrihet duhet të vazhdojë dialogu i cili është pamundësuar që kur Qeveria e Kosovës u ka vendosur taksën doganore 100 për qind importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Anulimi i vizitave të zyrtarëve shtetëror të Kosovës në ShBA, anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në nismat e tryezat ndërkombëtare e deri te paralajmërimi për tërheqjen e trupave nga Kosova, janë disa nga ndëshkimet që po zbatohen apo që e presin Kosovën në rast të vazhdimit të qëndrimit refuzues për suspendim të taksës.
Shkrimi i plotë në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/sakrifikimi-i-takses-per-ruajtjen-e-raporteve-me-shba/29798033.html.