Salah, afër marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Liverpoolin  

28 mars 2025 | 14:52

Mohamed Salah mund të mbetet te skuadra e Liverpoolit, pavarësisht zërave për largim. Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të këtij sezoni, por palët janë afër rinovimit.

Sipas “Daily Mail”, negociatat mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të “The Reds” kanë bërë përparim të dukshëm në lidhje me hartimin e rinovimit që do të pengonte Salahun të largohej nga klubi si transferim i lirë. Salah thuhet se ka marrë një ofertë më bindëse se nga ato që i ishin propozuar më herët nga klubi që kryeson Premier Ligë.

“Bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar kjo për shkak të ofertës së re që ka marrë”, sqaron media britanike. Një element kyç në këtë rinovim të mundshëm është largimi i menjëhershëm i Trent Alexander-Arnold, i cili do të lehtësonte faturën e pagave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Musa Gashi Gjatë viteve 1981-1991 nga ushtria Jugosllave e…