Salah, besnik i Liverpoolit

04 shtator 2024 | 16:48

Ishte raportuar se Mohamed Salah do të transferohet në Arabinë Sasudite, pas përfudnimit të kontratës me Liverpoolin, por duket se kjo nuk do të nodh.

Gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano ka thënë se Salah është i lumtur në “Anfield” dhe shpreson te një kontratë e re me gjigantët anglez.

“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen midis Salah dhe Liverpool në muajt e ardhshëm. Situata me Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool, mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë. Mo do të donte të qëndronte në klub. Mo është shumë i lumtur në Liverpool. Mo beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Ligën Premier dhe një fanellë të Liverpoolit, kështu që mesazhi nga lojtari është i qartë”, është shprehur gazetari italian.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Salah po kalon një moment magjik në “Anfield”, teksa në tre ndeshjet e para të sezoni ka shënuar 3 gola, si dhe ka arritur të asistojë 3 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ia ka refuzuar…