Salah: Dua hakmarrje ndaj Realit

26 maj 2022 | 12:36

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se është shumë i motivuar për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit pas asaj që ndodhi në vitin 2018.

“Reds” do të përballen me “Los Blancos” në “Stade de France” në Paris të shtunën në mbrëmje në atë që është një përsëritje e finales së vitit 2018 që u mbajt në Kiev të Ukrainës.

Në atë ndeshje, Salah u lëndua në një përplasje me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos dhe u detyrua të largohej në pjesën e parë. Ai ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës angleze në atë kohë dhe shumë tifozë mendonin se ndërhyrja ishte e qëllimshme. Reali vazhdoi të fitojë ndeshjen me golat e shënuar nga Karim Benzema dhe Gareth Bale.

“Jam shumë i motivuar pas asaj që ndodhi me Real Madridin herën e fundit. Dhe, pas asaj që ndodhi të dielën, të gjithë janë të motivuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Të gjithë janë të emocionuar për këtë”, ka thënë Salah.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra qytetarë kanë protestuar për të kërkuar lejimin e tërheqjes…