Salah infektohet me Covid-19
13 nëntor 2020
| 19:56
Mohamed Salah është infektuar me koronavirus.
Sulmuesi ka rezultuar pozitiv pas analizave të bëra me kombëtaren e Egjiptit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Egjiptit.
“Shërim të shpejt Salah”, është shkruar në rrjetet sociale. Sulmuesi i krahut, do t’i mungojë në ndeshjen ndaj Togos për në kualifikimet e Kupës së Afrikës.
28-vjeçari, këtë sezon po kalon në formë fantastike me Liverpoolin, ku në 13 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar 10 gola.